Kryetari Nura, ka pritur në takim anëtarët e Shoqatës Handikos

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim anëtarët e Shoqatës Handikos, me të cilët ka diskutuar për fillimin e punësimit të 23 personave nga kategoria e aftësisë së kufizuar, në sektorin publik dhe atë privat. Kryetari Nura ka përgëzuar të punësuarit, duke siguruar se do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme institucionale për personat me aftësi të kufizuara, edhe në projektet të tjera që kanë për qëllim zbutjen e papunësisë. Edhe përfaqësuesit e Shoqatës “Handikos” e kanë falënderuar kreun e Skenderajt, për mbështetjen e ofruar karshi programit të punësimit të anëtarëve të kësaj shoqate. Prej sot, 23 anëtarë punësohen, 4 nga ta në Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Natyra, ndërkohë që 19 të tjerë fillojnë punën në kompani private dhe në vetëpunësim, falë programit të Bashkimit Evropian që implemetohet nga Qendra Kosovare për Vetëpërkrahje dhe Masës 1.6 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …