Ka ndërruar jetë në moshë mjaft të re, Lendita Xhemajli Fejzullahu. E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte kishte veshur edhe uniformën e FSK-së. Ajo kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte nënshtruar edhe disa operimeve në shtetin e Turqisë. Ish luftëtarja e UÇK-së nga fshati Izbicë ka qenë e martuar po ashtu me një ushtar nga Bajgora e Mitrovicës, Hasim Fejzullahu, me të cilin kanë edhe një fëmijë. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshorti i tij përmes këtij postimi.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …