Deputetja, Doarsa Kica-Xhelili, njëra ndër deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, kanë bërë të ditura burime për medie brenda kësaj liste. Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo”, madje mësohet se ka pakënaqësi te mëdha dhe mundësi që një pjesë e tyre të tërhiqen pas dorëheqjes së Kica Xhelilit. Doarsa- Xhelili i ishte bashkuar e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listën “GUXO”, dhe garoi në listën e Vetevendosjes në zgjedhjet e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …