Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Ndërsa duke komentuar paralajmërimet e kryeministrit, Albin Kurti mbi mundësinë e sulmit të armatosur nga Serbia, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar se kryeministri nuk duhet të ngjall frikë te qytetarët pasi dihet se Kosova është e mbrotjur nga NATO. “Kosova e ka një garancion, NATO-n, duke përfshirë edhe kapacitetet tona që janë duke u ndërtuar dhe këto e bëjnë të qartë që nuk po kërcënon lufta, por po kërkohet dialogu, po kërkohet zgjidhja. Qeveria Kurti ka një “mal me fjalë”, por aspak vepra. Në veprim kemi hezitime dhe kemi politikën e një hapi para e dy mbrapa. Pra, nuk ka progres drejt arritjes së atyre synimeve e premtimeve që i kanë dhënë. Tash e 1 vit e gjysmë, nuk kemi qeverisje, por administrim. Është e papranueshme që VV e riktheu administrimin që e kemi lënë pas më 17 shkurt 2008 dhe Kosova po vuan nga kjo mënyrë e udhëheqjes” ka shkruar mes tjerash, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …