Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se situata depresive dhe e pasigurisë është rezultat i Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar më tutje se një qeveri e mbarë do të kishte evituar problemet, apo do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët. “Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët” ka shkruar ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …