Gjatë një interviste për “The Geopost”, analisti politik malazez Ljubomir Filipoviq ka tërhequr vërejtjen se Rusia nëpërmjet Serbisë po e përdor Kishën Ortodokse për të thelluar tensionet në Mal të Zi. Pyetjes se si e komenton marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe?, ai i është përgjigjur se kjo është një tjetër ngjarje në serinë e atyre që tregon se Mali i Zi në dy vitet e fundit ka shfaqur një lloj dobësie në raport me marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe. “Ne kemi një problem të madh që një institucion shpirtëror, i cili ka një traditë të gjatë në Mal të Zi dhe që ka më shumë besimtarë në Mal të Zi, Kisha Ortodokse, po përdoret për qëllime politike, po përdoret nga akterë që nuk janë së bashku në komunitetin e sigurisë me Malin e Zi. Para së gjithash, kam parasysh Serbinë, siç e përmenda, por edhe Rusinë, e cila përdor Kishën Ortodokse Serbe për të përhapur ndikimin e saj në Mal të Zi, si në hapësirën publike, ashtu edhe në atë kulturore dhe politike” ka deklaruar mes tjerash, analisti politik nga Mali i Zi, Ljubomir Filipoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …