leoni

Ramush Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të vendos diçka shpejt në emër të Kosovës

Haradinaj: Mashtruesi po do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Duek folur për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe arritjes së ndonjë marrëveshje, lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se marrëveshja që po dëshiron kryeministri, Albin Kurti është një kthim mbrapa. “Të nderuar qytetarë, ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa. Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO” ka shkruar mes tjerash, lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …