Nuk ka konsensus se si të ndëshkohen autorët e krimeve kundër njerëzimit në Afrikë
Tashmë është një fakt i njohur se kolonializmi të cilin Perëndimi e adoptoi, veçanërisht në Francë, si “një ideologji e pafajshme për të ndihmuar kombet e pazhvilluara shoqërore, ekonomike dhe politike për t’u përshtatur me botën e qytetëruar”, nuk trajtohet më në këtë mënyrë midis vendeve afrikanëve ku praktikohej në mënyrë të vrazhdë.
Kolonializmi gjeti mbështetës për nevojat e qytetërimit dhe zhvillimin e etikës humaniste, edhe në vendet që u shfrytëzuan një shekull më parë. Megjithatë, sot konsiderohet një krim kundër njerëzimit, veçanërisht për shkak të atyre të kryera nga Franca.
Ekziston një konsensus në qarqet intelektuale se Franca kreu krime kundër njerëzimit si pjesë e politikave të saj kolonialiste. Gjithashtu është fakt që edhe politikanët kanë arritur në një pikë që nuk mund ta mohojnë. Në fakt, këto krime, shumë prej të cilave janë regjistruar në arkiva dhe zbulohen një nga një, vërtetojnë shprehjen: “E vërteta nuk mund të fshihet”.
Krimet në Afrikë në të kaluarën e afërt
Ne shohim se këto krime kanë vazhduar edhe në epokën moderne. Për shembull, masakra në Thiaroye është një nga më të dhimbshmet ndaj të cilave afrikanët janë ekspozuar. Siç dihet, një numër i konsiderueshëm ushtarësh nga shumë vende afrikane dhanë jetën me uniformë franceze kur Franca ishte nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Senegalezët, atëkohë u përballën me një trajtim të paharrueshëm.
Në një incident në nëntor 1944, ushtarët senegalezë, të cilët u kthyen në atdheun e tyre pasi morën pjesë në një batalion snajper, kërkuan të drejta personale dhe pagesë. Në këmbim të kësaj kërkese të pafajshme, xhandarmëria franceze hapi zjarr ndaj ushtarëve senegalezë, duke vrarë, sipas historianëve senegalezë, qindra prej tyre.
Në këtë pikë, është e rëndësishme të theksohet se popullit senegalez iu është marr dinjiteti. Dyshohet se disa ushtarë senegalezë, të cilët ishin kapur nga ushtarët gjermanë për disa kohë, u vranë nën dyshimin për tradhti. Natyrisht, edhe në atë rast, të paktën duhet të ishin gjykuar. Megjithatë, Franca nuk tregoi as tolerancë ndaj kërkesave të ushtarëve për t’u paguar.
Një tjetër incident i tmerrshëm ndodhi në vitin 1967, kur rajoni Biafra pretendoi pavarësinë nga Nigeria. Në esencë, fillimi i ngjarjes daton në vitin 1960.
Dëshira e qeverisë federale nigeriane për t’u afruar me vendet anglo-saksone, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, u prit me një reagim nga Franca dhe si rezultat, qeveria De Gaulle filloi një luftë civile duke dërguar armë në fshehtësi rajonin e Biafras. Me fjalë të tjera, nigerianët janë dënuar. Si rezultat, mijëra afrikanë u dënuan përsëri me vdekje për shkak të ambicieve konfliktuale kolonialiste.
Mbështetja e Francës për grupin etnik Hutu nga ish-presidenti Francois Mitterand, që çoi në masakrën e më shumë se 800 mijë pjesëtar Tutsi në Ruandë, ende mbahet mend dhe mbetet një çështje e debatuar nga kolonialistët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në politikën franceze. Edhe pse pjesërisht, Parisi duket se e ka pranuar që shkaktoi gjenocidin në Ruandë.
Dora e Francës edhe më tej mbi Afrikën
Mjaft e vështirë është të imagjinohet se vuajtjet e kontinentit afrikan do të marrin fund së shpejti, duke pasur parasysh nuk ka konsensus për këtë çështje, as në Francë dhe as midis mbrojtësve të të drejtave të njeriut, rreth çështjes si të dekriminalizohen aktet çnjerëzore të kryera në Afrikë apo si të ndëshkohen autorët.
Nuk dihet se në cilin hulumtim antropologjik dhe sociologjik bazohet përkufizimi i paraqitur i “personit me aftësi të ulëta”, i cili bie ndesh edhe me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila mbulohet në mediat e ekstremit të djathtë.
Për shembull, gjatë operacioneve Barkhane të iniciuara nga shteti evropian, si opinioni ashtu edhe politikanët nuk treguan reagimin e duhur ndaj faktit që fëmijët u përdhunuan në Mali dhe shtypi u përpoq të mbulonte incidentin. Për më tepër, shpjegimi shkencor i mizorisë që pësuan fëmijët malianë në diskutimet në shqyrtim, ka hyrë në histori si një turp i plotë. Përpjekjet e të ashtuquajturve intelektualë për ta lidhur përdhunimin me faktin se ushtarët francezë ishin larg atdheut të tyre nuk kaluan pa u vënë re. Prandaj, është pothuajse e qartë se ata po përpiqen të lirojnë përdhunuesit. Në fakt, mund të thuhet se janë njëkohësisht edhe pasqyrë e shoqërisë në vend.
Vlen të theksohet se trajtimi çnjerëzor i afrikanëve është rritur seriozisht viteve të fundit. Përveç kësaj, ne jemi dëshmitarë të pyetjeve si: “A po humbe Franca Afrikën?”, “A po vendosen ekuilibra të rinj socio-politikë të pushtetit në Afrikë?” ose “Pse afrikanët janë armiqësorë ndaj Francës?” Ato përmenden shpesh në politikën e brendshme dhe të jashtme të Francës.
Natyrisht, Franca, e cila ka një të kaluar koloniale gati dy shekullore dhe ka shfrytëzuar maksimalisht burimet materiale dhe njerëzore gjatë asaj kohe, tregon ndjeshmëri ndaj Afrikës. Në këtë drejtim, shohim se personalitetet franceze udhëtojnë shpesh në vendet afrikane. Së fundmi, më 26 korrik, presidenti Emmanuel Macron shkoi në një turne të gjerë në Afrikë.
Interesante është se Macron, i cili fillimisht shkoi në Benin dhe më pas në Kamerun, theksoi bashkëpunimin, veçanërisht në bujqësi dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit. Megjithatë, është e qartë se vizita ka një rëndësi serioze duke pasur parasysh se Rusia, Kina dhe Brazili po shtojnë dita-ditës praninë e tyre në Afrikë.
Ndërkohë, është e mundur të pranohet prania e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në një turne në Afrikë si një tregues i një konflikti të mundshëm ruso-francez në lidhje me kontinentin.
Natyrisht, kjo nuk është një shenjë e mirë për Afrikën. Me gjasë ky kontinent fatkeq do të bëhet skena e dramave të reja, masakrave, internimeve dhe migrimeve.
*Mendimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të TRT (Balkan Albanian)