Për të promovuar punën dhe qeverisjen e mirë lokale, përfaqësuesit e Programit për Decentralizim dhe Mbështetje Komunave – DEMOS, të cilët ditë më parë kanë bërë distribuimin e materialeve promovuese siç janë posterë, billborda, emrat e rrugëve më të pastra etj, të cilat nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë vendosur në hapësirat dhe vendet më të frekuentuara nga qytetarët.
Me këtë rast, në vendin e ngjarjes ishte edhe drejtoresha e Shërbimeve Publike të komunës së Shtimes, znj. Ardiana Rama-Gashi së bashku me zyrtarë komunalë, nxënës të shkollave të mesme dhe punonjës të kompanive publike.
Bazuar në kritere të paracaktuara, në baza individuale janë vlerësuar anëtarët nga radhët e kuvendeve të komunave, shërbyesit civil, kryetarët e fshatrave dhe stafi i angazhuar për pastrimin e qytetit.
Në baza grupore, pjesë e këtij vlerësimi kanë qenë “rruga më e pastër”, “hapësira publike më e pastër” dhe “rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në pronë” për vitin 2014.
Kështu, të përzgjedhurit si më aktiv në kuadër të këtij procesi janë:
-
Anëtari i Kuvendit të Komunës – Fatmir Zymeri
-
Anëtarja e Kuvendit të Komunës – Arbëresha Syla
-
Shërbyesi civil – Minire Halili
-
Punëtori i shërbimit të grumbullimit të mbetjeve – Ramadan Ramadani
-
Rruga më e pastër – “Komandant Kumanova”
-
Hapësira publike më e pastër – Sheshi “Ahmet Shtimja”
-
Rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në pronë – “Tahir Sinani”