Sami Selman Shatri

Sami S. Shatri: ANKTHI I NJË LUFTE, DIKUR DHE SOT

(Lus komentuesit nga fb që dëshirojnë të bëjnë komente të lirohen nga ideologjia dhe partia, të flasim si shqiptarë, pa ngarkesa dhe ngjyra ideologjike)

Duke përcjellë lajmet dhe mediat për krizën Rusi-Ukrainë, shihet një ankth i vazhdueshëm, “Europa në panikë” nga lufta e mundshme Rusi-Ukrainë dhe një brengosje nga ajo që lexova, citoj:

“Në kulmin e ashpërsimit të konfliktit me Rusinë, NATO shfaq shenjat e mungesës së unitetit si kurrë më parë. “SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë për të treguar forcën, Gjermania, Franca e Italia theksojnë dialogun, kurse një grup i tretë, rreth Bullgarisë, Hungarisë dhe Sllovakisë kërkon t’i rrijë larg konfliktit për stacionimin e trupave”, thotë Stefan Meister, ekspert në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP për DW.”

Por, të kthehemi në një kohë, pikërisht para 61 vitesh, në vitin e largët 1961 dhe të analizojmë si mundi një popull i vogël ta shporrë një superfuqi botërore (mos harrojmë, atëherë nuk ishte vetëm një Rusi por ishte krejt BRSS-ja e cila kryesonte “Paktin e Varshavës”).

Pasi që nuk jam historian, për të marrë një shpjegim për këtë, konsultova internetin dhe gjeta material të bollshëm për t’i dhënë një shpjegim të qartë kësaj dileme, citoi:

“Traktati i Varshavës në vitet 50-ta në “Pashaliman” të Vlorës instaloi një Bazë Ushtarake Detare, e cila njihej si bazë Sovjetike dhe nga aty kontrollonte tërë Mesdheun. Ky vend u bë “pika e nxehtë”, mes ushtarakëve shqiptarë dhe atyre sovjetikë, kur Shqipëria u shkëput nga “Traktati i Varshavës” duke mbajtur katër nëndetëse të tipit “Whiskey”, nga 12 sosh që ishin të instaluara në Bazë.

Më 4 qershor 1961, pati një përplasje të ashpër, deri në prag të përdorimit të armëve mes ushtarakëve sovjetikë që kërkonin që në ikje e sipër, të merrnin me forcë nëndetëset e Pashalimanit dhe detarëve e eprorëve shqiptarë, që ishin të vendosur, që të mos lejonin, marrjen e nëndetëseve.”

Pra, si ka mundësi që sot “Europa të jetë në panikë” kur pothuajse të gjitha vendet e Europës gjenden në paktin NATO, ndërsa në atë kohë Shqipëria ishte e vetme përballë një “Përbindëshi” botërorë. Kjo është për keqardhje dhe dëshpëruese.

Për të dhënë një përgjigje se si populli i vogël shqiptarë e ndoqi-shporri BRSS-në nga Shqipëria, prapë u mbështeta në materiale të ndryshme dhe tek një shkrimtarë (Jon Halliday) i cili kishte shkruar një libër për liderin e atëhershëm të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Ai në fund të kopertinës së librit shkruan, citoj:

“Hoxha udhëhiqej nga nacionalizmi i rreptë. Del se ai ishte njëri nga dy burrat e shtetit bashkëkohës që DE GOLI i admironte më shumë … Ai ishte njeri me kulturë e i kënduar … Njësoj si Stalini, edhe ai e kishte cilësinë e brutalitetit, porse nuk ishte brutal… Ishte aktor i përkryer. Këtë aftësi ai e gërshetoi me një vendosmëri të palëkundur për të provuar se kishte gjithmonë të drejtë, por kishte edhe kokëfortësinë që të vazhdonte e të vazhdonte, gjersa i lodhte kundërshtarët …

Ai mund të pikturohej fare mirë duke mbajtur në njërën dorë diktaturën e proletariatit dhe në tjetrën “Llampën e Arsimit Përendimor” (Jon Halliday)

Më bëri përshtypje fjalia: …. “Kishte kokëfortësinë që të vazhdonte e vazhdonte, gjersa i lodhte kundërshtarët …”

Pra si përfundim:

BRSS (Rusia) ishte tërheqë nga Shqipëria vetëm nga vendosmëria e palëkundur e popullit shqiptarë, për çka duhet admiruar, pa marrë parasysh bindjeve politike të secilit.

“DO TA KËRKOJMË VLORËN GJENERAL … (thënie e njohur)

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …