Mytaher Haskuka

Gjykata Themelore në Prishtinë hodhi kërkesat për shuarjen e aktakuzës kundër Mytaher Haskukës e tre ish-deputetëve

Gjykata Themelore në Prishtinë mori aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabaza kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe tre ish-deputetëve Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu. Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, përmes emalit e ka konfirmuar zyrtarja për informim e kësaj gjykate Mirlinda Gashi. Ata akuzohen se në shkurt të viti 2016 kishin hedhur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës. Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton se të njëjtit akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Sipas përgjigjes së gjykatës thuhet se, më 25 maj 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Enver Hoti, avokati Haxhi Millaku për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …