42 shtete nga mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë, përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhjas, pasi konsiderojnë se prania e trupave ruse në këtë central ukrainas përbën “rrezik të madh jo vetëm për rajonin e krizës. Deklarata, që u publikua nga Bashkimi Evropian më 14 gusht, dënon pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës dhe thotë se prezenca e forcave ushtarake ruse në central, pengon autoritetet që ta mirëmbajnë këtë uzinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga rrezatimi. Centrali i Zaporizhjas është më i madhi në Evropë. Është e pamohueshme që pushtimi i Rusisë dhe prania e saj e vazhdueshme në ndërtesat bërthamore rrit ndjeshëm rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …