Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët me kryetaren, Vjosa Osmani në Prishtinë, ka ofruar mbështetjen e plotë të Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO. Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpinë e shqiptarisë, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Faleminderit për pritjen e ngrohtë vëllazërore. Jam i nderuar të jem në Prishtinë në vizitën time të parë si president. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb. Së bashku duhet të luftojmë për të ruajtur paqen”, ka thënë Begaj. Më tutje, Begaj ka folur edhe për luftën e UÇK-së. Ai ka thënë se UÇK-ja është faqe e ndritur e çdo shqiptari. “UÇK-ja, faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova Vjosa Osmani në mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë, Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …