leoni

Një vit pas marrjes së pushtetit, talibanët kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi vendin e shkatërruar nga lufta

Një vit pas marrjes së pushtetit, talibanët kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi vendin e shkatërruar nga lufta

Një vit pas rrëzimit të qeverisë afgane, pas tërheqjes  ushtarake amerikane dhe marrjes së pushtetit, talibanët kanë konsoliduar kontrollin e tyre të ngushtë mbi vendin e shkatërruar nga lufta. Në media thuhet se siguria është përmirësuar pasi kanë ardhur talebanët, por nuk është përmirësuar, por njerëzit po ndalohen në rrugë dhe po plaçkiten, tha Muhammad Jasin. Ndërkohë talebanët thonë se janë shumë të lumtur që më në fund u rikthyen, teksa  brohoritën slogane fitoreje pranë ambasadës amerikane  në Kabul. Jam shumë i lumtur që kam ardhur së bashku me miqtë e mi për të festuar pavarësinë dhe humbjen e amerikanëve dhe shërbëtorëve  të tyre.  Të gjithë miqtë janë këtu dhe të gjithë jemi të lumtur që po festojmë pavarësinë duke qëndruar para ambasadës amerikane. Rreth 25 milion afganë tani jetojnë në varfëri – më shumë se gjysma e popullsisë. Dhe, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara deri në 900.000 vende pune mund të humben këtë vit. Administrata e vendit vazhdon të konsiderohet një qeveri e përkohshme ose autoritet ‘de fakto’ me ministra në detyrë, vendimet e të cilëve mund të rrëzohen nga udhëheqësi suprem shpirtëror i grupit, me qendër në qytetin jugor të Kandaharit.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …