Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka drejtuar publikisht kryeministrit, Albin Kurti, duke e kritikuar për keqqeverisje dhe duke i kërkuar që të tërhiqet nga rruga e gabuar ku ka hyrë ai. Në një, postim të tij ka shkruar: Po ju drejtohem juve, Albin Kurti, kryeministrit të vendit tim! Nuk është marre të thuash më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi të dish kur duhet të tërhiqesh. Parametrat e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për vendin: Në rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë; Në rrafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtar; Qeverisja juaj e ka qitë në gjunj ekonominë e vendit; Bizneset i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit; Qasja juaj ndaj komunave është armiqësore; Shtresën e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale…Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karrigia e kryeministrit, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …