Në bisedë me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja Vjosa Osmani pati një kërkesë te re sikur tha ajo me rëndësi që këto dy shtete ta formojnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës. Mirëpo kryetari Bajram Begaj i bëri me dije Vjosa Osmanit se ajo duhet të trokasë në NATO për sigurinë e Kosovës. Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë, tha kryetari Begaj, duke i bërë me dije se Tirana zyrtare nuk mund ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, por vetëm politikisht. Shqipëria ka trupa të veta ushtarake në Kosovë në kuadër të KFOR-it. E sigurova zonjën Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pathyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, nënvizoi kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …