Kryetari Kastrati nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimin me Caritas-in Zviceran

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, sot kanë pritur në takim përfaqësues të Caritas-it Zviceran dhe të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Kreshnik Basha, përkatësisht Ylber Çitaku, ku është diskutuar lidhur me projektin “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI). Komuna e Malishevës dhe Caritas-i Zviceran sot kanë nënshkruar edhe një marrëveshje të bashkëfinancimit, përmes së cilës i hapet rrugë një bashkëpunimi të mirë në funksion të realizimit të projektit në fjalë, me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtjes së mjedisit përmes angazhimit të të rinjve në tri shkollat e mesme të larta të Malishevës. Kryetari Kastrati me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha se, Komuna e Malishevës, përmes drejtorisë për Arsim dhe Edukim, do të jetë tejet e përkushtuar që të merr pjesë aktive në zbatimin aktiviteteve të projektit, si dhe do të ofroj mbështetjen e duhur në funksion të themelimit të eko-klubeve nëpër shkollat e mesme të larta të Malishevës. Në fund kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi kanë falënderuar Caritas-in Zviceran si dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe kanë shprehur gatishmëri të plotë për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim në funksion të realizimit të projekteve tjera, në të ardhmen.

May be an image of 4 people, people standing, indoor and text that says 'CARITAS'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …