STONE CASTLE KËTË VIT HAPË DYERT PËR PRODHUESIT E RRUSHIT

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një takimi me pronarin e kompanisë prestigjioze StoneCastle, z. Rrustem Gecaj, bëri të ditur që prodhuesit e rrushit sivjet kanë një adresë ku ata të drejtohen dhe të dorëzojnë rrushin.

“z. Rrustem Gecaj dëgjoi zërin tonë dhe të vreshtarëve, për të bërë të mundur dorëzimin e rrushit në këtë kompani, e cila është krenaria e komunës së Rahovecit dhe më gjerë. Besojmë se vetëm me këso qasje dhe me përkushtime serioze, si për vreshtarët, verëtarët dhe për të gjithë bujqit, në të ardhmen do të kemi lajme dhe ditë të mira për bujqësinë te ne dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit e të tërë Kosovës”-shtoi më tej kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …