Vesel Bajrami: Të bëhemi bashkë për çlirimtarët!

Ta ngrisim zërin për padrejtësitë që po u bëhen krerëve të UCK-së në Hagë. Diaspora kërkon mobilizim të spektrit politik për një protestë paqësore në Prishtinë dhe në të gjitha qendrat shqiptare, Prizren, Tiranë, Vlorë, Shkup, Tetovë etj. Përmes kësaj proteste paqësore, duam të japim mesazhin se tërë shqiptaria është me Çlirimtarët. Krahas kësaj ideje diaspora gjithashtu ngrit zërin duke kërkuar të mbahet një koncert në Kosovë, mundësisht në Prishtinë moton “Liri për Çlirimtarët”, ku të hyrat financiare do i dedikoheshin Hashim Thaçit, dhe të tjerëve që mbahen aktualisht peng në paraburgim nga gjykata speciale e Hagës. Një koncert i organizuar mirë, do të ishte edhe një mesazh për gjykatën speciale se populli i Kosovës është pranë bijve të vet, si në luftë ashtu edhe ne paqe. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, e të tjerët, janë gjaku dhe venat e shtetit të Kosovës. Kërkojmë mbështetjen nga OVL e UÇK-së, Partive politike pa dallim, Komunës së Prishtinës, artistëve (këngëtarëve nga estrada), që të japin kontributin e tyre për t’u jetësuar kjo ide për organizim të një koncerti. Të bëjmë ne pak, për ata që bënë shumë për popullin.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …