leoni

Filloi asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Mleqan të Malishevës

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës në vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Mleqan. Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku është takuar edhe me banorë, e të cilët i ka uruar për asfaltimin e rrugëve. “Ndërtimi apo rregullimi i infrastrukturës do të jetë i vazhdueshëm në të gjitha vendbanimet, sidomos asaj rrugore, pasi ndihmon banorët në lëvizjen e lirë, por e mira e gjithë kësaj është se, tash po rregullojmë rrugë brenda lagjeve dhe çdo ditë e më tepër po kompletohet infrastruktura në të gjitha vendbanimet, përfshi edhe Mleqanin. Unë ju uroj juve për rrugët e reja dhe ju siguroj se nuk do të ndalemi së punuari në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, ka thënë Krasniqi, i cili gjithashtu u nda i kënaqur edhe me punimet që janë zhvilluar. Janë dy rrugë të cilat po asfaltohen sot, rruga “Hidajet Kryeziu” dhe rruga “Rizah Hajdini”, me një gjatësi prej rreth një kilometri dhe janë mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

May be an image of 4 people, child, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …