Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive të Urbanizimit dhe Shërbimeve Publike, kanë vizituar vendin ku mblidhen mbeturinat në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Gjatë kësaj vizite inspektuese janë paraparë rregullimi i këndit ku mblidhen mbeturinat, modernizimi i parkingut si dhe gjelbërimi i hapësirës përreth. Nënkryetari Lushtaku ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë edhe punimet të cilat këtë pjesë të qytetit do ta bëjnë më të bukur.