Me intensitet të madh po vazhdojnë punimet në rehabilitimin e gypit të ujërave të zeza në lagjen Hasani ne Prekaz të komunës së Skenderajt

Me intensitet të madh po vazhdojnë punimet në rehabilitimin e gypit të ujërave të zeza në lagjen Hasani ne Prekaz të komunës së Skenderajt, pasi një pjesë e madhe e tij ka qenë e bllokuar për kohë të gjatë, duke bërë të pamundur qarkullimin e ujërave të zeza për këtë lagje. Për të parë nga afër punët dhe dinamikën e tyre, në vendngjarje ka dalë nënkryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, i cili ka kërkuar punë cilësore me qëllim që kjo pjesë mos të ketë telashe të ngjashme në të ardhmen. Nënkryetari Lushtaku po ashtu ka vizituar edhe lagjen Kodra në Prekaz e Veliu në Polac, ku gjatë javës së ardhshme pritet të fillojnë punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit që lidh këto dy lagje dhe që njëherë e përgjithmonë e zgjidh këtë problem të madh të banorëve vendas.

May be an image of 4 people, people standing, tree and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …