Isa Mustafa, ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë domethënie të veçantë pasi janë relacione brenda një kombi. Ai sqarioi se kryetari i Shqipërisë i ka pritur zyrtarët kosovarë edhe në vitet e 90-ta, kur askush nuk na pranonte si shtet. “Relacionet me Shqipërinë kanë peshë dhe domethënie të veçantë. Nuk janë vetëm shtetërore, politike, ekonomike … por edhe relacione brenda një kombi. Në këtë rrafsh kemi dëshirë që njëri-tjetrin ta shohim sa më mirë, sepse kështu fitojmë besim se jemi më të fortë. Prandaj edhe bëhen të pa rëndësishme aspektet formale, unë te ti apo ti te unë, kur e konsiderojmë veten pjesëtar të një familjeje”, ka thënë Mustafa. Mustafa po ashtu tha se sikur Kuvendi i Kosovës, ashtu edhe Selia e LDK-së, janë shtëpi e përbashkët dhe ka nevojë për mirëkuptim. Gjatë ditës, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka takuar në ambientet e Kuvendit liderët e PDK-së dhe AAK-së por jo edhe kreun e LDK-së, Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …