Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale duhet që deri më me 30 shtator ta dorëzojë aktakuzën e ndryshuar për Hasim Thaçin. Pasi gjyqtari paraprak ka miratuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit që pretendonte mangësi në aktakuzën e fundit të dorëzuar në këtë rast, Zyra e Prokurorit duhet ta dorëzojë deri me 30 shtator aktakuzën e ndryshuar më tej. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, në Hagë. Në njoftim thuhet se më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022. Gjykatësi Giju urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të dorëzojë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar më tej, me një numër informacionesh shtesë lidhur me akuzat aktuale.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …