Vuçiq

Një ditë para takimit me Albin Kurtin në Bruksel, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pranoi një telefonatë nga Uashingtoni

Një  ditë para takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar  një telefonatë nga Uashingtoni. Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Scholl, këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Serbisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Aty thuhet se temë kryesore e kësaj bisede ishin takimet që pritet të zhvillohen në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon derisa shprehu pritshmëritë e tij që Amerika  dhe Partnerët Perëndimorë t’ i bëjnë presion Kosovës që t’i qaset dialogut me seriozitet dhe përgjegjshmëri. Vuçiq dhe Scholl biseduan edhe për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes Amerikës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …