Forcat paqeruajtëse të KFOR-it e kanë rritur praninë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë me qëllim të rritjes së vetëdijes për situatën. Këto masa janë marrë për të mundësuar që KFOR-i t’u përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, ka thënë Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it. “Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme. Në përgjigje thuhet se mandati i misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Për t’i kryer detyrat e veta, KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …