Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 13 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 4107 raste, prej tyre 3887 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 133 raste.