leoni

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, pasi është legjitim

Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, duke e quajtur legjitim. Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti deklaroi se Qeveria ka marrë vendim bërë të ia mundësojë të gjithë qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës t’i konvertojnë ato në tabela legjitime, të regjistrimit që janë me akronimin RKS. Kurti ka falënderuar NATO-n për angazhimin në Kosovë, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme që të japë kontributin e saj brenda kësaj aleance me ushtrinë e saj. “Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë.  Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës. “KFOR-i është gati të intervenojë nëse sovraniteti është në rrezik. NATO vazhdon përkushtimin e saj për sigurimin e stabilitetit të Kosovës”, ka thënë Stoltenbergu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …