energji

Konsumatorët e vendit tonë, po vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike, dy pa rrymë 6 me rrymë

Me gjithë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të vendit, konsumatorët po vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike, dy pa rrumë 6 me rrymë. Për zgjidhjen e problemit me reduktimet e energjisë elektrike e cila po shqetëson bizneset dhe qytetarët në vend, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim për themelimin Komitetit Teknik Emergjent i përbërë nga përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante të energjisë, i cili ka mbajtur dy mbledhje ende pa u bërë 24 orë nga themelimi. Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente. Ministria e Ekonomisë fton  të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit. Për kursim të energjisë ka bërë thirrje edhe Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike,  nëpërmjet një shembulli të cilin ajo e ka nisur e para.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …