Sportistët dhe komuniteti artistik pjesë e hartimit të buxhetit komunal 2023-2025

Komuna e Vitisë, konkretisht nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka vazhduar ciklin e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2023-2025. Me këtë rast dje është mbajtur një diskutim i tillë publik me sportistët dhe komunitetin artistik të kësaj komune. Takimi është kryesuar nga zv.kryetari i komunë së Vitisë, Hasan Aliu, i cili edhe foli për rëndësinë e hartimit të buxhetit komunal në bashkëpunim me qytetarët dhe grupet e interesit. Ndërkaq buxheti për vitin në vijim u prezantua nga Berat Zuka, zyrtar komunal në Drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe në takim lidhur me përkrahjen e sektorit të sportit dhe shoqërive kulturore dhe artistike ka folur Valmir Sahiti, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti. Sipas drejtori Sahiti ka rritje tek subvencioneve në këtë drejtori dhe atë për 100 % më shumë  për vitin 2023. Ndërkaq komuniteti sportistëve  dhe artistëve  theksuan se ndarja e mjeteve financiare për to është pamjaftueshme në krahasim me aktivitet dhe nevojat e tyre. Një nga të pranishmit kërkoj që klubet dhe OJQ-të të cilat janë të papërgjegjshme në raportim të futën në listën e zezë dhe të moj jenë pjesë e përkrahjes në të ardhmen. Megjithatë disa prej tyre e vlerësuan lartë rritjen e buxhetit për subvencionimin e klubeve dhe OJQ-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …