Coronavirus Kinë

Kina me rreth 1 miliardë e 500 milionë banorë, ka raportuar shifrat më të larta me virusin korona, me 2 400 raste të reja në një ditë

Kina me rreth 1 miliardë e 500 milionë banorë, ka raportuar shifrat më të larta të infeksioneve me  virusin korona në më shumë se tre muaj, me më shumë        se 2 400 raste të regjistruara në një ditë, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë që nga 12 maji. ”Një e katërta e të infektuarve nuk po shfaqin simptoma”, sipas autoritetit shëndetësor. Kina po ndjek një politikë strikte ”zero Covid-19” duke vendosur bllokime gjithëpërfshirëse dhe testime masive për çdo shpërthim Masat e kanë mbajtur virusin nën kontroll që nga gjysma e dytë e vitit 2020, duke lejuar që vendi të shërohet shpejt. Por, strategjia po shtyhet në kufijtë e saj nga varianti me shumë infeksione Omicron. Bllokimet e rregullta po dëmtojnë ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kanë bërë që turizmi vendas të bjerë në mënyrë të veçantë Dhjetëra mijëra turistë janë bllokuar në ishullin turistik jugor kinez të Hainanit, që aktualisht ka numrin më të madh të infeksioneve me Covid-19 në vend, pasi autoritetet lokale urdhëruan një bllokim gjithëpërfshirës. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …