Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot kanë marrë pjesë në zbulimin e lapidarit të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhmi Shala – komandant Mali, në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Në këtë përvjetor që sot u organizua në fshatin Kleçkë në kujdesin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Malishevë, dhe në prani të shumë bashkëluftëtarëve të komandant Malit, nga një fjalë rasti mbajtën kryetari Limaj dhe kreu i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Kryetari Limaj tha se, komandant Mali, Nexhmi Shala ishte shembulli i personalitetit të kohës dhe veprimit. Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se të gjithë në duhet të jemi krenar me luftëtarin Nexhmi Shala, sepse ai ishte një luftëtar i mirë, punëtor i denjë që dha shembullin e sakrificës për lirinë e vendit tonë, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …