Ndërmjetësit dhe palët në dialog kanë pranuar se çështja e reciprocitetit të targave është e mbyllur, serbët duhet t’i pranojnë targat e Kosovës. Përveç dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak që morën pjesë në dialog, në takimin e Brukselit, ka shkruar edhe emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shprehur i pakënaqur me Kurtin, pasi në takim me Blinkenin ka shfaqur mos pranim me dokumentin e Marrëveshjes për të Zhdukurit. Marrëveshja për të zhdukurit, e negociuar nga Skender Hyseni, është konsideruar si “marrëveshje e përfunduar. Borrell tha sot pas takimit 5-orësh, se nuk ka marrëveshje, por shpresat e tij janë që të ketë takime të tjera, para 1 shtatorit. “Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell tha se Kurti dhe Vuciq kanë pasur mundësinë që të shpalosin pikëpamjet lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …