SHBA

Autoritetet e larta të Amerikës u bënë thirrje Kosovës e Serbisë që të vazhdojnë dialogun, në Bruksel

Autoritetet e larta të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës  u bënë thirrje, Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën. Price tha se zyrtari i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar krahas ambasadorit amerikan  në BE, Mark Gitenshtain janë duke i vëzhguar diskutimet nga afër në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Ai pranoi të përgjigjej nëse Shtëpia e Bardhë i ka dorëzuar një mesazh të enjten Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, por ai tha se “Ne jemi të kënaqur që këto diskutime kanë filluar dhe po vazhdojnë edhe tani. Ne do të mbesim të përfshirë drejtpërdrejtë me të dyja palët, me homologët tanë në Kosovë dhe Serbi si dhe përmes vëzhgimit të bisedimeve që po ndërmjetësohen nga BE-ja”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …