leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Albin Kurti e heshti ripërcaktimin e kufijve, duke e kthyer fuqishëm Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka theksuar se Albin Kurti e heshti ripërcaktimin e kufijve, por sipas tij, është duke e kthyer fuqishëm Asociacionin. Pa projekt e pa vizion, kështu janë ato personazhet që rriten nga dështimet e tjerëve, dhe përfitojnë nga puna e tjerëve. Kështu duket vazhdimësia. Fakti që ai u bë pjesë e këtij procesi, ku pozicionet e tij janë marrëveshjet e vitit 2011, nënkupton lëshim pe. Dhe jo që pozicionet e kaluara duhet mbajtur për ta ruajtur “fjalën e thënë”, por sepse pozicionet e reja të tij janë të vjetra dhe të dëmshme për Kosovën. Molliqaj ka pyetur  se “a nuk erdhi Kurti në pushtet pikërisht duke kundërshtuar kornizat mbi të cilat zhvillohej dialogu? Por siç po dëshmohet çdo ditë, ardhja e Kurtit në pozitë pushteti nuk është ndonjë ngjarje historike. Ai mbetet i frikësuar në lëvozhgat e projektit të vjetër të Asociacionit”. Brenda idesë së defunksionalizimit të brendshëm të Kosovës,  nuk do t ‘sigurojë as njohje e as ulëse në OKB, ka saktësuar dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …