Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Majkel Kirby, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se nuk beson që Prishtina dhe Beogradi mund të bien dakord për ndonjë gjë, por mendoj se në një moment, nëse BE-ja është ende e përkushtuar që Serbia të jetë anëtare, Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se lidershipet aktuale të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshme për lëshime reciproke – përveç nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se të dyja palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund. I pyetur se për çfarë çmimi, Kirby ka thënë se gjithmonë e ka menduar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në mungesë të kësaj, nuk do të ketë marrëveshje nga Serbia, e sidomos nuk do të ketë vullnet të qeverisë aktuale të Kosovës për të biseduar me palën serbe, ka saktësuar z. Kirby.