Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, kanë filluar me shumicë të kthehen nëpër vendet ku jetojnë e punojnë. Kjo vërehet edhe nga fluksi në pikat kufitare sidomos me Serbinë. Gjendja më e ngarkuar është në Merdare, ku kolonat kanë arritur në 1 mijë e 500 metra. Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, mërgimtarëve tanë u duhet të presin prej tri deri në gjashtë orë, për shkak se administrata serbe e kufirit qëllimisht krijon radha të tilla për mos durim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Raportohet se në pikat e tjera kufitare ka më pak pritje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …