Dëshmori Sahit Avdulli u lind në fshatin Gjytezë (ish – Dubovc) të komunës së Vushtrrisë. Pas kryerjes së shkollës fillore në fshatin e lindjes dhe asaj të mesme në Vushtrri, mbeti i papunë.
Prindërit, Murseli e Rrahimja, i patën tetë fëmijë: Sahitin, Remzijen, Zenunin, Halitin, Salën, Safeten, Sabriun dhe Rifeten.
Sahiti i takonte brezit të të rinjve shqiptar të Kosovës, të cilët i thanë “Jo!” shërbimit në armatën vrastare jugosllave. Thirrjen për të shërbyer në këtë armatë e refuzoi edhe ai. Për këtë arsye ai u detyrua ta lë Kosovën dhe të mërgojë në Gjermani, ku ra në kontakt me qarqet e organizuara të lëvizjes patriotike e më vonë edhe të UÇK-së.
Në UÇK u mobilizua më 23.6.1998, në Njësinë Operative në Prellofc, në togën e dytë të kompanisë së tretë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës. Mori pjesë në betejat në: Dubovc, Beçiç, Prekaz, Ashlan, Rezallë, Polac, Kryshevc etj.
Rënia heroike e të vëllait, Zenunit, në altarin e lirisë, në Polac të Skënderjat, më 30 mars 1999, nuk e ligështoi Sahitin. Përkundrazi, ai mori forcë dhe vazhdoi luftën heroike deri në momentin e rënies në fushën e nderit.
Më 21 maj 1999 Sahiti ishte plagosur në luftimet në fshatin e tij të lindjes, në lagjen Xhemaj, së bashku me bashkëluftëtarët, Ilir Rama dhe Naser Rama nga Qirezi. Plaga e rëndë dhe gjakderdhja e madhe ia morën forcën Sahitit, i cili vetëm pas pak orësh mbylli sytë përjetësisht. Trupin e tij së pari e varrosen në varrezat e fshatit të lindjes, kurse më vona u bë rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skënderajt.
Në vendin e rënies, dëshmorit Sahit Avdulli i është ngritur lapidari në vëndin e rënies, ndërsa në qytetin e Vushtrrisë shkëlqen përmendorja e përbashkët për dëshmorët e lirisë, në mesin e të cilëve zë vendin e merituar edhe Sahiti.
Familja e dëshmorit është nderuar me Mirënjohje nga institucione të ndryshme ushtarake, shtetërore e komunale të Kosovës. Emrin e tij e mban një rrugë e qytezës së Vushtrrisë, kurse e ka përjetësuar në tregimet artistike “Flakadanët e lirisë”.dhe “Drenica një shekull lirie”, autori Bedri Tahiri. (Z. Gj.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …