Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka shfaqur shqetësimin e tij për mundësinë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në vendin tonë gjatë vjeshtës për shkak të pandemisë. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që duhet marr. “Ne e kemi krijuar një përvojë të mirë me menaxhimin e Covidit dhe besoj se do t’ia dalim. Shumica e njerëzve janë vaksinuar, por duhet prapë të vaksinohet secili prej nesh. Nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë për vaksinim tashmë duhet të hiqet sepse ne e kemi pasur edhe një valë tjetër e ndoshta edhe ndonjë tjetër. Ne duhet të mësohemi me Covidin për disa vjet. Kështu që kapacitet tona janë të gatshme për ta menaxhuar Covidin, por duhet t’i shtojmë dhe përforcojmë më tepër” ka deklaruar mes tjerash, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …