Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, është cituar të ketë deklaruar se nuk ka asnjë arsye që shqiptarët e tri komunave nën Serbi të kenë më pak liri dhe të drejta se serbët e veriut të Kosovës. Duke iu referuar gjashtë pikave të marrëveshjes së kërkuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 gushtit me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, Ragmi Kustafa ka thënë se atë që e duan shqiptarët për veten e tyre, ata nuk ia mohojnë të tjerëve. “Pakicat nuk mund të jenë më burim ndasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes evropiane. Por ama, atë që i jepet tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë neve”, ka shkruar mes tjerash Ragmi Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …