Lidhur me prishjen e koalicionit qeverisës në komunën e Pejës, luftëtari i UÇK-së, Pren Marashi, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte Komandant i Batalionit të 4-të, Brigada 138, në një prononcim për radion Kosova e Lirë ka deklaruar: Jemi dëshmitarë që në Kosovë që nga përfundimi i luftës kanë ndodhur koalicione të panatyrshme, ngase në momentin kur preken vlerat e mirëfillta kombëtare , kur preket UÇK-së, dhe njerëzit përfitojnë votat dhe elektoratin duke ofenduar UÇK-në, dhe pjesa e UÇK-së, është bërë koalicion me këta njerëz është shumë e dhembshme. Ne e kemi potencuar se që në fillim nuk ka qenë koalicion shtet formues, ky koalicion ka për qëllim denigrimin e vlerave të mirëfillta.
Dëshmi për këtë është edhe kryetari aktual i Pejës, i cili që nga dita e parë e deri më sot, akoma nuk ka përfunduar duke e njollosur UÇK-në dhe luftëtarët e saj.
OVL në Pejë që nga fillimi nuk e ka mbështetur një koalicion të tillë, mjerisht me disa njerëz të dalë nga UÇK. Kjo prishje e koalicionit nuk është e para ka ndodhur edhe dy tre herë të tjera, por shpresojmë që më në fund do të vetëdijesohen e të punojnë për të mirën e kombit e interesin e shtetit./ RKL/