Gazetarët po spekulojnë se Aleksander Vuçiq ka ndenjur mbrëmë në Bruksel për t’ u takuar me Albin Kurtin

Disa nga analistët në Kosovë fajësojnë Bashkimin Evropian për dështimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Disa nga analistët në Kosovë,  fajësojnë Bashkimin Evropian për dështimin e bisedimeve, Kosovë- Serbi, pas konsiderojnë  se Brukseli zyrtar nuk ka kapacitet për t’u imponuar palëve arritjen e një marrëveshje duke qenë se nuk ka pozicion të qartë karshi Kosovës. Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti, deklaroi për “Telegraf” se zgjidhje përfundimtare mes palëve mund të ketë vetëm atëherë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen më seriozisht në dialog  këtë proces. Për të ndodhur kjo, Hoti tha se duhet unifikim i spektrit politik në Kosovë, pasi sipas tij, kryeministri Kurti nuk e ka as guximin e as iniciativën për të udhëhequr procese kaq të rëndësishme, nëse mbrapa vetes nuk i ka partitë opozitare. Prandaj, është momenti i duhur që skena politike në Kosovë të bashkohet dhe të ketë një qëndrim për dialogun e kur kjo të ndodhë do të kemi edhe seriozitet të shtuar të SHBA-së që deri më tani për fat të keq nuk e kemi pasur.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …