Prishtinë, Kosovë, 22 gusht, 2022—Më 1 shtator 2022, Dëshmitarët e Jehovait do të rifillojnë veprën e tyre të mirënjohur të predikimit shtëpi më shtëpi.
«Kur filloi pandemia, meraku për shëndetin dhe për sigurinë e komunitetit bëri që të ndërpritnim predikimin tonë shtëpi më shtëpi. Tani që kanë kaluar dy vjet e gjysmë, jemi të lumtur që do të rifillojmë këtë aktivitet i cili na identifikon kudo»,–thotë Arbër Cërvadiku, zëdhënës për mediat.
Dëshmitarët do të fillojnë edhe një fushatë speciale botërore për t’i ofruar falas publikut një kurs interaktiv të Biblës. Në mbarë botën, gjatë vitit të kaluar, Dëshmitarët drejtuan mesatarisht pesë milionë kurse çdo muaj. Programi është një mënyrë praktike për të kuptuar se çfarë mëson Bibla për tema të ndryshme, si për shembull si të jesh i lumtur, pse ka kaq shumë ligësi e vuajtje në botë dhe çfarë premton Bibla për të ardhmen.
Pjesëmarrja në kursin interaktiv të Biblës me Dëshmitarët e Jehovait është pa asnjë detyrim. Dëshmitarët vetëm u tregojnë të tjerëve atë që mëson Bibla dhe i japin mundësi çdo personi që të vendosë vetë çfarë do të besojë dhe çfarë zgjedhjesh do bëjë në jetë.
Libri kryesor për studimin është Bibla. Çdo mësim është hartuar në mënyrë të tillë që të trajtohet brenda një ore. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni jw.org.