Në Moskë u vra, Darja Dugin, bija e politologut dhe filozofit të famshëm rus, Aleksander Dugin

Një makinë në të cilën gjendej  bija e politologut dhe filozofit të famshëm rus Aleksander Dugin shpërtheu të shtunën vonë në Moskë, në autostradën Mozhajskoje, kurse dëshmitarët pohuan se shpërthimi i automjetit ndodhi në mes të rrugës dhe shkaktoi shpërndarje të mbetjeve. Nga të dhënat paraprake thuhet se Darja Dugin  ka ndërruar jetë menjëherë. Babai i saj  ka mbërritur në vendngjarje, sipas një videoje në rrjetet sociale. Edhe pse nuk kishte konfirmime të menjëhershme zyrtare për shkakun e shpërthimit, Komiteti Hetimor i Rusisë sot tha se dyshohet që shpërthimi ishte i planifikuar dhe i porositur. Nuk dihet nëse shpërthimi ishte atentat ndaj babait të saj, i cili është përshkruar si “truri” i kryetarit  rus Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …