Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur se shqiptarët e tri komunave në Serbi presin qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga Qeveria e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë. Ai ka shkruar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të këtë suksese nëse përfshihet edhe çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses, me ç’rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përndryshe, është absurde dhe e pakuptimtë nëse shqiptarëve të Luginës u mohohen të drejtat elementare njerëzore, ndërsa pakicës serbe në veri të Kosovës i jepet një lloj kantoni i stilit helvetik me të gjitha pushtetet ekzekutive dhe legjislative. Pra, një shtet në një shtet. ka shkruar Shqiprim Arifi.