Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar takime me qytetarë për dialogu dhe gjendjen ekonomike. Në një postim të tij ai ka deklaruar: Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës, procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë. Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit. Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike. Po ashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin. Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …