Hashim Thaci - Hage

Avokati i Hashim Thaçit kërkon leje të apelojë vendimin e gjyqtarit paraprak mbi mocionin kundër aktakuzës

Avokati i Hashim Thaçit, ka kërkuar leje që të apelojë vendimin e gjyqtarit paraprak mbi mocionin e mbrojtjes ndaj aktakuzës së re, ku pretendonin se akuzat e reja të konfirmuara janë me të meta. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, e kishte miratuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Thaçit.  Sipas shkresës së mbrojtjes, më 31 maj 2022, mbrojtja për Hashim Thaçin paraqiti një mocion në përputhje me Rregullat duke pretenduar se akuzat e reja të konfirmuara nga gjyqtari i procedurës paraprake më 22 prill 2022 janë me të meta, për shkak të mungesës së specifikës dhe gabimeve të rëndësishme në deklarim. Mbrojtja kërkoi një urdhër që kërkonte nga Zyra e Prokurorit të ndryshojë aktakuzën për të dhënë më shumë specifikë në lidhje me sjelljen që pretendon nga ana e z. Hashim Thaçi, nëse kjo nuk ndodh, do të urdhërohet që kjo zyre  të zvogëlojë, të  ngushtojë ose heqë akuzat”, thuhet në këtë shkresë. Në një vendim të 22 korrikut gjyqtari i procedurës paraprake kishte pranuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes dhe urdhëroi Prokurorinë të  paraqiste një version të korrigjuar të aktakuzës ndaj vendimit të kundërshtuar, deri më 30 shtator 2022, pasi gjykatësi  hodhi poshtë pjesën e mbetur të mocionit të mbrojtjes. ( Betimi për Drejtësi)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …