Nga pasojat e rënies nga kati i gjashtë, dje në rrugën, “Holger Pedersen, në Prishtinë, ka pësuar fatalisht, Arbnor Fadil Berisha 28 vjeçar, nga fshati Berishë i Malishevës, i cili ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda vdekjeprurëse. Ai nuk arriti t’ i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në QKUK. Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti është hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet sot në oren 16. 30, në fshatin Berishë. Stafi i Radios-Kosova e Lirë i shpreh ngushëllime Familjes së Fadil Berishës, për ndërrimin jetë të Arbnorit, në lulen e rinisë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …