Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Rahovecit dhe DAI GLOBAL, LLC, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në takim informues këshilltarët të cilët do të punojnë ngushtë me disa sektorë në kuadër të komunës.
Puna e këtyre ekspertëve do të orientohet në katër objektiva:
-
Integriteti i komunës.
-
Puna direkte me sektorë të caktuar si në: financa publike, prokurim publik, menaxhim të projekteve etj.
-
Auditimi i brendshëm, ngritja e kapaciteteve në këtë sektorë.
-
Shoqëria civile, mediat, bizneset dhe ngritja e integritetit edhe në këtë sektorë.