leoni

Përurohet Projekti “Ndërtimi i Sheshit në qendër të Qytetit”  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, morën pjesë në përurimin e projektit: “Ndërtimi i Sheshit në Qendër të Qytetit”. Me këtë projekt, Rahovecit dhe kësaj pjese, përveç se do t’i shtohet një pamje më e bukur, posaçërisht qendrës së qytetit, ai ofron edhe qasje më të lehtë në hapësira publike të sigurta, të shëndetshme dhe për të gjithë qytetarët. Projekti bashkëfinancohet nga Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe kap vlerën: 155,959.00 euro. Komuna e Rahovecit merr pjesë me: 80,959.00 €, ndërsa MZHR me 75,000.00 €. Projekti parasheh, platonë me fontanë të rrafshët, ulëse, ndriçim të ulët, drunj dekorues dhe elemente të tjera përcjellëse që do t’i japin pamje të bukur dhe funksionale qendrës së qytetit. Po ashtu, do të trajtohen edhe rrjeti elektrik dhe infrastruktura nëntokësore e kësaj pjese. Duke punuar bashkë e me përkushtim, Rahovecit do t’i japim pamje të re, ndërsa qytetarëve më shumë hapësirë e mundësi ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …